Pasi u shfaqën në Coachella, Camila Cabello sjell këngën për ribashkimin me Shawn Mendes

Camila Cabello nuk i ka folur mbi ribashkimin me Shawn Mendes… apo jo? Disa ditë pasi u pa në momente romantike me artistin në Coachella, ylli i popit publikoi një audio të shkurtër shkëputur nga kënga e saj e re “June Gloom”. Dhe fansat mendojnë se teksti i saj lidhet padyshim me ribashkimin me Shawn.

“Si ka mundësi që je shumë më mirë?” këndon ajo nëpër vargje në audion e postuar në Instagramin e saj. “A do të mbarojë kjo ndonjëherë?”

Por nëse kjo nuk mjafton për të bindur dëgjuesit se “Shawmila” është rikthyer, hidhini një sy asaj që këndon më pas: “A po vjen në Coachella?/ Nëse jo, s’ka problem/ Nëse vjen, zemër, unë do mendoj vetëm për këtë.”

Mendes, natyrisht, padyshim që shkoi në Coachella. Të dy u panë duke u puthur duke konfirmuar ribashkimin gati 2 vite pas ndarjes. Asnjëri nga dy yjet nuk ka folur publikisht mbi romancën e tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ngritet aktakuzë për anesteziologun nga Tetova

Story i radhës

Juventus – Napoli dhe kaosi

Të fundit nga