Pasi u raportua se janë zënë në sheshxhirim, Luizi flet për raportin me Oltën

July 16, 2023
1 minut lexim

Ditën e djeshme në media u raportua se Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari kishin prishur raportet e tyre që u duk se u përmirësuan pas “Big Brother VIP”.

U raportua se marrëdhënia e tensionuar mes tyre ka vijuar edhe në sheshxhirim dhe se ata janë shfaqur shpeshherë nervozë ndaj njëri-tjetrit, duke mos i fshehur momentet e tensionit edhe në sy të kastës së aktorëve.

Po e njëjta media shkruante se dëshmitarët e këtyre problemeve mes tyre kanë rrëfyer se Olta shpeshherë ka debatuar me Luizin edhe për nivelin e tij në aktrim, duke pasur disa kërkesa më shumë ndaj tij, por edhe ndaj stafit. Natyrisht që përplasjet jo në të gjitha rastet kanë nisur vetëm nga Olta, pasi dëshmitarët, kanë zbuluar se shpesh ka qenë Luizi ai që ka pasur momente acarimi me kolegen e tij në film.

Në një video live që realizoi në Instagram, Luizi u pyet nëse është e vërtetë që është zënë me Oltën. Pa u ndalur shumë në detaje ai tha se me Oltën nuk ka pasur ndonjëherë marrëdhënie të mira.

“Pse kur kam qenë ndonjëherë i rregulluar me Oltën unë, që u dashka të zihem tani?”- tha shkurt ai, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka pasur debate.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vinicius në krah të Mendit

Story i radhës

Besimi: Indeksim me pagën mesatare në sektorin publik është vendim historik

Të fundit nga

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë