Pasi të lexosh këtë, mund t’i kërkosh të dashurit të mbyllë Instagramin!

March 9, 2022
1 minut lexim

Unë e takova të dashurin tim, Andin, katër vite më parë kur punonim së bashku në një punë të dytë me kohë të pjesshme. Ai ishte i sjellshëm me të gjithë, kishte humor dhe sigurohej që të më përcillte çdo natë në shtëpi.

U dashurova shpejt me të, por kishte vetëm diçka të vogël që më bënte të dyshoja: Ai kishte (dhe ka ende) zero prezencë në rrjete sociale. Nuk ka Instagram, Snapchat dhe as TikTok. Nada.

Një njeri i tillë ishte diçka e re për mua. Mos kishte nje grua të fshehtë? Fëmijë? Vepra penale? Nuk isha e sigurt. Por pavarësisht se të gjitha mikeshat e mia më thanë se “ky tipi duke i dyshimtë”, unë vendosa të njihesha me të, pa ndihmën e rrjeteve sociale. Dhe, të jem e sinqertë, ka qenë një nga eksperiencat më të gjalla të jetës!

Unë kurrë nuk kam postuar një selfie me shpresën se ai do të përgjigjet me një emoji zjarri, nuk kam kontrolluar asnjëherë a iu rritën pikët në Snap apo kur ka qenë për herë të fundit online në Facebook.

Tani, mund të them me bindje se të kesh një të dashur pa rrjete sociale është një bekim i lezetshëm. Ja disa arsye pse mendoj kështu:

1. Fotoja “ky është ai” që u tregova miqve të mi kur filluam të dilnim, ishte një foto që e shkrepa unë, jo një foto me filtra nga Facebook-u, e vitit 2013.

2. Ai është shumë “injorant” për informacione rreth dramave në Për’puthen apo sfidave me avionë që fluturojnë, në TikTok.

3. Nuk më është dashur kurrë t’i kërkoj llogari apo të ndihem keq se ai bën “like” fotot e Bella Hadid apo Emrata.

4. Nuk kam pse të shpjegoj çfarë dhe sa herë postoj në rrjetet sociale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Moti sot dhe nesër

Story i radhës

Zelensky: Nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të humbasim

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë