Pasi erdhi në Kosovë, Dua Lipa u pa mbrëmë në një klub nate në Prishtinë

1 minut lexim

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, mbërriti të mërkurën në Kosovë, ku do të qëndrojë për disa ditë, në saje të festivalit Sunny Hill.

Pas mbërritjes në Prishtinë, artistja është parë mbrëmë në njërin prej klubeve në Kosovë, sipas videove të shumta në rrjetet sociale.

Dua Lipa është parë duke kërcyer nën ritmin e këngëve të saj, përfshirë “Levitating” dhe “Dance the Night”.

@liriie #fy #fyp #viral #prishtine #gate #dualipa ♬ Originalton – Lirie

Artistja gjithashtu po shijonte ndejën edhe me hitet e artistëve të industrisë vendore të muzikës.

Ajo do të qëndrojë disa ditë në Kosovë, në saje të festivalit Sunny Hill, i cili nis sot. Artistja e natës, do të jetë Bebe Rexha, derisa për të është hera e parë që viziton Kosovën.

Festivali do të zgjasë katër ditë dhe do të performojnë emra të mëdhenj të industrisë.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Nga kampion i Premier League-s në murator

Story i radhës

Ndërron jetë një foshnje katërmuajshe në Bogdanci

Të fundit nga