pasditen e sotme priten stuhi reshje te rrembyeshme dhe bresher ne maqedoni 6a8ea0103bc48

Pasditen e sotme priten stuhi, reshje të rrëmbyeshme dhe breshër në Maqedoni

August 26, 2026
1 minut lexim
rrefe

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DHM) në faqen e saj zyrtare ka lëshuar paralajmërim meteorologjik për sot, 26 gusht 2026.

Sipas DHM-së, paradite moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa pasdite në disa zona pritet të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

Lokalisht, proceset atmosferike mund të shndërrohen në stuhi, të shoqëruara me reshje intensive shiu, erë të fortë dhe kushte për paraqitjen e breshrit.

Në paralajmërim thuhet gjithashtu se në Shkup, gjatë orëve të mbrëmjes, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ngushtica e hormuzit irani dhe omani bien dakord per nje rruge te perkohshme tranziti 6a8e9b50e10d3
Lajmi i mëparshëm

Ngushtica e Hormuzit, Irani dhe Omani bien dakord për një rrugë të përkohshme tranziti

Të fundit nga

​De Forest, ”Babai i Radios”

Më 26 gusht të vitit 1873 lindi fizikani amerikan Lee De Forest, i njohur si ”Babai i Radios”. Trioda që ai shpiku në vitin 1906, njihet si arritja më e rëndësishme në
ShkoLartë