pas vlores pezullohen lundrimet edhe ne linjen durres bari per shkak te motit te keq ndalohen mjetet e vogla deri me 25 mars 67df08a4976a9

Pas Vlorës pezullohen lundrimet edhe në linjën Durrës-Bari për shkak të motit të keq, ndalohen mjetet e vogla deri më 25 mars

March 22, 2025
min lexim

Pas pezullimit të lundrimeve në Vlorë për shkak të motit të keq, masat e ngjashme janë ndërmarrë edhe për portin e Durrësit. Tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës do të operojnë sot, por nesër, më 23 mars, do të ketë një pezullim të lundrimit për shkak të kushteve atmosferike të përkeqësuara dhe dallgëve të larta të detit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, pas analizimit të parashikimeve hidrometeorologjike, është vendosur që të gjitha lundrimet të pezullohen për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit, të cilat mund të lundrojnë vetëm pas datës 25 mars 2025, kur pritet përmirësimi i kushteve.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare specifikon se pezullimi do të hyjë në fuqi nesër nga ora 06:00 e mëngjesit dhe përfshin të gjithë sektorin e detarisë, duke përfshirë mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit. Po ashtu, për tragetet në linjën Durrës-Bari-Durrës, do të rikthehen operimet vetëm më 25 mars, ndërkohë që tragetet e linjës Ankona-Durrës-Ankona dhe Sarandë-Korfuz-Sarandë do të vazhdojnë të operojnë pa ndërprerje.

Në njoftim, gjithashtu theksohet se anijet e transportit ndërkombëtar detar në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë do të anulojnë lundrimet deri pas orës 22:00 të datës 24 mars 2025, kur moti pritet të përmirësohet.

Masat e marra për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit përfshijnë:

Ndalimi i paisjes me leje-nisje për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë në det të hapur, duke filluar nga ora 06:00 e datës 23 mars 2025. Drejtuesit e mjeteve lundruese dhe anijeve të peshkimit duhet të marrin parasysh kushtet hidrometeorologjike dhe të ndërmarrin masat për sigurimin e mjeteve.

Të gjitha mjetet lundruese duhet të jenë në gatishmëri për të shmangur çdo situatë të papritur dhe të sigurojnë mjetet përkatëse në port. Kushtet atmosferike të pritura për këtë periudhë janë:

Erë e fortë nga drejtimi Jug-Jug-Lindje me shpejtësi deri në 25-40m/s.
Lartësi dallgësh që arrijnë deri në 4.5 metra. Drejtoria e Përgjithshme Detare kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

peci me administraten trump ballkani do te orientohet perfundimisht nga perendimi 67df033e3c3d3
Story i mëparshëm

Peci: Me administratën Trump, Ballkani do të orientohet përfundimisht nga Perëndimi

Të fundit nga

Erdogan takoi kryetaren e Presidencës së Bosnjës

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka pritur në takim kryetaren e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Zheljka Cvijanoviq. Siç njofton presidenca turke, takimi i mbyllur për media u zhvillua në zyrën presidenciale
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë