pas vitesh kundershtimesh parku kombetar mali sharr ka nisur terheqjen e gypave nga leshnica 6a6e372e24862

Pas vitesh kundërshtimesh, Parku Kombëtar “Mali Sharr” ka nisur tërheqjen e gypave nga Leshnica

August 1, 2026
min lexim
kanall

Parku Kombëtar “Mali Sharr” më në fund ka filluar tërheqjen e gypave nga Leshnica e Kodrës së Diellit, ku u planifikua ndërtimi i dy hidrocentraleve të vogla. Dy Hidrocentralet e nisura nuk do të ndërtohen. Ndalimi i punimeve për ndërtimin e dy hidrocentraleve të vogla, “Shkumbini 84 dhe 85”, i parapriu një protestë në vitin 2019 nga shoqatat ekologjike, ndërsa më pas, edhe vendimi i Parkut Kombëtar për ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve në pjesën e mbrojtur të Malit Sharr.

“Përfundimisht, për momentin ndodhen në parkingun tek Kodra e Diellit. Brenda 10 ditëve do të dislokohen edhe nga ajo pjesë. Dhe e kam cekur edhe në paraqitjet e mia të mëparshme se jo që nuk do të lejohet ndërtimi i hidrocentraleve të vogla në zonat e mbrojtura të Parkut Kombëtar, sepse edhe në planin e menaxhimit të Parkut Kombëtar nuk është e paraparë ndërtimi i hidrocentraleve të vogla në zonat e mbrojtura. Por edhe për këto dy hidrocentrale, statusi i të cilave ishte si pikëpyetje, përfundimisht domethënë fuqishëm qëndruam pas asaj që nuk do të lejohet vazhdimi i punimeve dhe të ndërtohen këto dy hidrocentrale”, deklaroi EVZAL ELMAZI, DREJTOR I PARKUT KOMBËTAR “MALI SHARR”.

Ky hap është përshëndetur edhe nga aktivistët për mbrojtjen e natyrës, por është kërkuar hetim, që të mbahet përgjegjësi për dëmtimin e ambientit deri më tani.

“Përtej saj domethënë, përtej kësaj anës financiare, kemi qenë kundër sepse është dëmtuar ekosistemi, është dëmtuar biodiversiteti, janë bërë dëme të pariparueshme domethënë në natyrën e Malit Sharr dhe jo vetëm, dhe prandaj kemi qenë kundër. Tërheqja e këtyre gypave ditët e fundit nga Leshnica mund të shihet si hap i mirë, përmbi gjithë këtë mbetet pyetja se çfarë bëjmë me dëmin që është shkaktuar? Kush e riparon atë dëm? Domethënë me çfarë fondesh duhet të rikthehet natyra, të them kushtimisht tani, në gjendjen e mëparshme? Sepse është pothuajse e pamundur të rikthehet gjendja e mëparshme”, tha ARJANIT XHAFERI, AKTIVIST EKOLOGJIK.

Mbetet të shihet, nëse parku kombëtar “Mali Sharr”, do të inicioj hetim për llogaridhënie për personat që për vite të tëra lanë një sasi të madhe të gypave të hekurit në pjesën më të bukur të Sharrit, ujëvarat e Leshnicës./Alsat.mk.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

darsma me arme qe u be virale ne gostivar mpb nis punen per indetifikimin e autoreve 6a6e35e50f8c8
Lajmi i mëparshëm

Darsma me armë që u bë virale në Gostivar, MPB nis punën për indetifikimin e autorëve

Të fundit nga

ShkoLartë