darsma me arme qe u be virale ne gostivar mpb nis punen per indetifikimin e autoreve 6a6e35e50f8c8

Darsma me armë që u bë virale në Gostivar, MPB nis punën për indetifikimin e autorëve

August 1, 2026
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nuk është paraqitur asnjë kallëzim për përdorim të paautorizuar të armës së zjarrit gjatë ahengjeve familjare në Gostivar, por policia tashmë po ndërmerr masa pas informacioneve të marra.

“Në periudhën e kaluar nuk është paraqitur asnjë rast në SPB Gostivar për gjuajtje të paautorizuar me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare. Lidhur me ngjarjen, pas informacioneve të siguruara, po ndërmerren masat e duhura për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në videon e publikuar shihen tre persona duke mbajtur pistoleta të ngritura në ajër, ndërsa rreth tyre ndodhen disa persona që e incizojnë ngjarjen me telefona mobilë, si dhe me kamerë profesionale. Më shumë detaje priten pas përfundimit të hetimeve policore.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

katy perry na coi ne hene dua lipa shkruan per naten e pare te sunny hill 6a6e333bae8e3
Lajmi i mëparshëm

“Katy Perry na çoi në Hënë”, Dua Lipa shkruan për natën e parë të Sunny Hill

pas vitesh kundershtimesh parku kombetar mali sharr ka nisur terheqjen e gypave nga leshnica 6a6e372e24862
Lajmi i radhës

Pas vitesh kundërshtimesh, Parku Kombëtar “Mali Sharr” ka nisur tërheqjen e gypave nga Leshnica

Të fundit nga

ShkoLartë