pas tradhtise se dolces me limin edi mbeshtet publikisht alben ne bbvk perpara alba 6967ddd2eb86f

Pas “tradhtisë” së Dolces me Limin, Edi mbështet publikisht Albën në BBVK: Përpara Alba

January 14, 2026
1 minut lexim

Pas eliminimit të Edit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, dinamika mes banorëve ka marrë një tjetër kthesë. Zhvillimet e fundit kanë tërhequr vëmendjen e publikut, sidomos pas rikthimit të Limit në shtëpinë më të famshme në vend.

Me hyrjen e Limit, Dolce ka ndryshuar dukshëm sjelljen e saj, duke iu afruar menjëherë dhe duke shfaqur veprime të hapura afrimiteti. Këto gjeste “dashurie” nuk kanë kaluar pa pasoja, pasi kanë lënduar Albën, e cila më herët kishte qenë në një lidhje me Limin.

Ndërkohë, nga jashtë shtëpisë, Edi duket se nuk ka qëndruar indiferent ndaj këtyre zhvillimeve. Ai ka thumbuar Dolcen përmes një reagimi, duke e quajtur atë “mendjelehtë”. Po ashtu, Edi ka zgjedhur të shprehë hapur mbështetjen e tij për Albën, duke publikuar një postim në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Go Alba”.

Një tjetër detaj interesant që ka nxitur aludime mes ndjekësve është veprimi i fundit në Instagram. Pas një vëzhgimi të profileve të tyre, vihet re se Edi dhe Alba ndjekin njëri-tjetrin në këtë rrjet social, çka ka hapur diskutime të shumta në publik.

Ende mbetet e paqartë nëse mes Edit dhe Albës do të lindë një miqësi e thjeshtë apo diçka më shumë, ndoshta edhe si një formë “hakmarrjeje”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

obiliqi miraton 350 euro ne muaj per familjet strehuese 6967dcc4359cd
Lajmi i mëparshëm

Obiliqi miraton 350 euro në muaj për familjet strehuese

filipce takimi i lidereve nuk prodhoi asnje zgjidhje per problemet kyce me te cilat perballet shteti 6967e29967010
Lajmi i radhës

Filipçe: Takimi i liderëve nuk prodhoi asnjë zgjidhje për problemet kyçe me të cilat përballet shteti

Të fundit nga

ShkoLartë