Pas Shqipërisë, Dua Lipa mbërrin me të dashurin në Ibiza teksa fotografohet duke pirë një cigare

August 19, 2023
1 minut lexim

Dua Lipa u relaksua me të dashurin e saj të ri Romain Gavras në Ibiza të Spanjës të shtunën.

Ylli i muzikës pop, 27 vjeçe, tymosi një cigare ndërsa kalonte kohë me të dashurin e rij 42 vjeçar dhe motrën e saj Rina, 22 vjeçe, dhe vëllain Gjin, 17 vjeç, shkruan DailyMail.

Dua tregoi ndjenjën e saj unike të stilit e veshur me një palë pantallona të shkurtra me material xhins të gjata deri tek gjuri, të kombinuara me një xhaketë të bardhë me rripa.

Image

Dua Lipa

Interpretuesja e hitit “New Rules” e kompletoi veshjen e saj me një palë taka me ngjyrë portokalli, ndërsa mbante gjërat e saj në një çantë.

Romain ishte veshur tërësisht në të zezë, me veshjen e cila ishte e përbërë nga një bluzë, xhinse dhe kapele bejsbolli, ndërsa mbronte sytë me një palë syze të errëta dielli.

Image

Dua Lipa

Dua ka shijuar një udhëtim romantik të largët me Romainin, i cili është djali i kineastit greko-francez Costa-Gavras, i njohur për thrillerin e errët politik dhe komik “Z”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Afera me rezervat shtetërore/ Analisti: Ministrja duhet të jap dorëheqjen, nëse funksionojmë si shtet demokratik

Story i radhës

Gjykata e Prishtinës me njoftim pas caktimit të paraburgimit ndaj Ridvan Muharremit dhe 2 zyrtarëve të MINT

Të fundit nga

ShkoLartë