afera me rezervat shteterore analisti ministrja duhet te jap doreheqjen nese funksionojme si shtet demokratik 64e0dc699055e

Afera me rezervat shtetërore/ Analisti: Ministrja duhet të jap dorëheqjen, nëse funksionojmë si shtet demokratik

August 19, 2023
1 minut lexim

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, ka thënë këtë të shtunë se nuk sheh asnjë arsye për të dhenë dorëheqje, pas arrestimit të dy zyrtarëve të MINT-it dhe një biznesmeni në lidhje me aferën e rezervave shtetërore.

Në një lidhje me Skype për ‘Ballkan Update’, analisti nga Prishtina, Bedri Elezi tha se dorëheqja e ministres në këtë rast do të ishte e dobishme, për të mos ndikuar në hetimet që janë duke u zhvilluar.

Sipas Elezit, ky veprim do të tregonte që Kosova funksionon si një shtet, i cili jep leksione apo sinjale të një demokracie.

“Mendoj që dorëheqja e ministres në rastin konkret do të ishte e dobishme për t’i dhënë mundësi hetimeve dhe për të mos ndikuar në hetimet që janë duke u zhvilluar në një rast mjaft të dijshëm për faktin se kemi të bëjmë me rezervat shtetërore dhe këto rezerva filluan të bëhen në një rast kur bota ishte duke u përballur me disa paralajmërime të rënda. Prandaj, nëse dëshirojmë të funksionojmë si një shtet, i cili jep leksione apo sinjale të një demokracie, atëherë do të ishte e dobishme që ministrja në fjalë t’i hap rrugë prokurorisë speciale për zhvillime të hetimeve pa u ndikuar fare”, u shpreh ndër të tjera ai.

MARKETING

RENT A CAR

peleshi nderhyrje nga toka dhe ajri per shuarjen e zjarrit ne porto palermo 64e0da18b52d3
Story i mëparshëm

Peleshi: Ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit në Porto Palermo

pas shqiperise dua lipa mberrin me te dashurin ne ibiza teksa fotografohet duke pire nje cigare 64e0dc6bc757f
Story i radhës

Pas Shqipërisë, Dua Lipa mbërrin me të dashurin në Ibiza teksa fotografohet duke pirë një cigare

Të fundit nga

Dean Huijsen, blerja e parë e Real Madridit

Real Madridi është pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Bournemouth, Dean Huijsen, pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë funte në kontratën e tij. Reprezentuesi i
ShkoLartë