Pas shpërthimeve të mëdha në Ukrainë, reagon ushtria – ja çfarë ndodhi gjatë orëve të para të së shtunës

February 19, 2022
1 minut lexim

Ushtria ukrainase ka reaguar këtë të shtunë dhe tha se kishte regjistruar 12 shkelje të armëpushimit nga separatistët pro-rusë në lindje të vendit.

Por këto 12 shkelje të armëpushimit kanë ndodhur vetëm të shtunën në mëngjes tha ushtria ukrainase, pas 66 rasteve të tjera të regjistruara gjatë të premtes.

Separatistët hapën zjarr në më shumë se 20 vendbanime, duke përdorur artileri të rëndë, të cilat janë ndaluar nga marrëveshjet e Minskut, shkruan ushtria ukrainase në faqen e saj në Facebook.

Misioni Special i Monitorimit të OSBE-së në Ukrainë në një deklaratë të lëshuar të premten foli për “një rritje dramatike” të shkeljeve të armëpushimit gjatë ditëve të fundit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbulohet gjinia e bebit të Arbana Osmanit/ Ja sa muajshe është moderatorja

Story i radhës

Krizë e çmimeve të larta, Ligji i Pagave shpëtim për qytetarët e Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë