Artisti i njohur, Don Xhoni para disa ditësh kishte lajmëruar të gjithë ndjekësit e tij se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor.
Ai u shpreh se e gjitha kjo do të jetë diçka e re, e padëgjuar më parë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, reperi ndau për publikun disa video në Instastory ku dukej se po xhironte klipin e këngës.
“Crypto” do të jetë titulli i saj dhe pritet të publikohet ditën e shtunë, ora 18:00.
Ju rikujtojme se prej disa ditësh mes tij dhe dy reperave të tjerë shqiptarë, Majk dhe Finem po zhvillohet “një luftë’ virtuale.
Finemi ka publikuar në Instastory një pjesë nga kënga e re që duket se është një diss për reperin nga Kosova. Më pas ai realizoi një video live në Instagram ku thotë:
“Mirë që hanë drru por unë nuk e di pse dalin bëjnë si njisha prapë. Nuk kam dashur të hyjë dhe të bëj si njish me video por këta që bëjnë si gangstera dijeni se…”
Më vonë ai ka publikuar një fotografi edhe me Noyzin, dhe ende nuk dihet nëse mes tyre do të ketë një bashkëpuinim, apo ky është një “diss” për Don Xhonin.
Megjithatë, ky i fundit ka zgjedhur që të mos ju kundërpërgjigjet “dhëmbë për dhëmbë’, por ka publikuar një foto të tij dhe shkruan:”Një dhe i vetmi’ shoqëruar me një kurorë mbreti.