Pas Rusisë e Ukrainës, vjen kërcënimi për luftë mes SHBA-së e Kinës

January 28, 2022
1 minut lexim

Ambasadori kinez në SHBA, Qin Gang ka thënë se Kina dhe SHBA-ja mund të përfundojnë një konflikt të armatosur nëse kjo e fundit përkrah pavarësinë e Tajvanit.

Këto deklarata ai i ka bërë në një medium amerikan, ka thënë se kjo është një problem tepër i madh mes Kinës dhe SHBA-së.

“Nëse autoritetet e Tajvanit, të shtyra nga SHBA, vazhdojnë rrugën për shpalljen e pavarësisë, atëherë mund të ndodhë një konflikt i armatosur mes dy Kinës dhe SHBA-së”, ka thënë ai.

Deri më tani nuk ka pasur koment nga autoritetet amerikane për këtë deklaratë që po bën bujë.

Reagimi i ambasadorit Gang vjen vetëm pak orë pasi sekretari amerikan Antony Blinken dhe ministri i jashtëm kinez, Wang Yi diskutuan për krizën në Ukrainë.

Sa i përket Kinës, kjo pretendon se Tajvani është territor i saj dhe ka rritur presionin ndaj Tajvanit në rast të shpalljes së pavarësisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Uka Aliti për zjarrin në Tetovë: Kemi parandaluar fatkeqësi të madhe

Story i radhës

60 sekondat më të rëndësishme në marrëdhënien me partnerin tuaj

Të fundit nga

ShkoLartë