Marr shkas nga ngjarja e fundit në Prishtinë ku një vajzë 11 vjeçare u sulmua seksualisht me orë të tëra nga pesë djem. Të tronditur shoqëria në përgjithësi kërkon dënimin me vdekje për autorët, ndonëse këtë nuk e parasheh ligji. Realisht kjo formë e ndëshkimit është e hershme. Dënimi me vdekje është dënim i cili jepet nga Gjyqtari dhe konsiston ne ekzekutimin e të dënuarit. Aplikimi i dënimit me vdekje daton qysh prej shekullit XVIII p.e.s. Së pari është përdorur në Kodin e Mbretit Hamurabi të Babilonisë, ku caktohej dënimi me vdekje për 25 krime të ndryshme. Dënimi me vdekje u paraqit në Kodin Hitit të shekullit XIV p.e.s., në Kodin Drakonian të Athinës të shek. VII p.e.s., dhe në Ligjin Romak të Dymbëdhjetë Tabelave të shek. V.
Ekzekutimet në këtë kohë aplikoheshin me anë të mbytjes, varjes në kryq, rrahjes deri në vdekje, djegies për së gjalli etj. Në asnjë shtet të Evropës, përfshi Kosovën, nuk lejohet dënimi me vdekje. Katërmbëdhjetë vendet që kanë legalizuar dhe ruajtur të drejtën për të ekzekutuar kriminelët për krimet e tyre janë: Bangladeshi, Kina, Egjipti, Etiopia, Indi, Indonezia, Irani, Japonia, Nigeria, Arabia Saudite, Korea e jugut, Sri Lanka, Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në SHBA, shumica e njerëzve mbështesin dënimin me vdekje dhe votojnë për ata politikanë që marrin qëndrim të fortë kundër krimit. Janë dy palë, njëra që mbështet dhe tjetra jo dënimin me vdekje.
Ata që mbështesin dënimin me vdekje përdorin argumente të tilla si: Mone
Një sy për një sy!
Shoqëria nuk duhet të paguajë për dikë aq të rrezikshëm saqë kurrë nuk mund të kthehen për të jetuar përreth njerëzve normalë.
Kërcënimi i ekzekutimit është i mjaftueshëm për t’i bërë kriminelët të mendojnë dy herë për kryerjen e një krimi të kryeqytetit.
Ata që kundërshtojnë dënimin me vdekje argumentojnë pozitën e tyre me deklarata të tilla si:
Edhe pse akti i vrasjes është i tmerrshëm dhe i pafalshëm, ekzekutimi i vrasësit nuk bën asgjë për ta kthyer personin prapa.
Shpesh kushton më shumë për të ekzekutuar një kriminel se sa do të kushtonte ta mbante të gjallë në burg.
Është e paarsyeshme të supozohet se një kriminel do të shqyrtojë pasojat e veprimeve të tij para se të kryejë një vepër penale.
Në këtë mes shoqëria është e ndarë, mirëpo tek rasti i Marigona Osmanit nga Ferizaj e dhunuar dhe vrarë nga Dardan Krivaqa dhe i fundit përdhunimi i vajzës 11 vjeçare ka shpërfaqur thirrjen e shumicës së qytetarëve për dënime me vdekje. Me të drejtë shtrohet pyetja: a duhet aplikuar dënimi me vdekje?!.