Ish-futbollisti australian, Paul Dear (55 vjeç), i njohur si “footie”, vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin në pankreas.
Lajmi i keq u konfirmua nga Liga Australiane e Futbollit (AFL) si dhe ish-klubi i tij Hawthorne Hawks (“Hawks”), me të cilin fitoi ligën në vitin 1991 dhe ishte heroi i ndeshjes.
“Klubi shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen dhe miqtë e Paul. Ai ishte një baba i dashur dhe krenar me katër fëmijët e tij, të cilët i adhuronte pa masë.
Paul luajti 123 ndeshje për Hawthorn gjatë një karriere nëntëvjeçare nga 1987 deri në 1996”, njofton mes të tjera klubi.