Pas Mijallkoskit, i ulet dënimi edhe Vlladimir Taleskit

28 Dhjetor – Ish-kryetarit të Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, Gjykata e Apelit ja ul dënimin për një vit për rastin “Transporter”.

 

Zvogëlim i dënimit ka marrë edhe ish-sekretari i Komunës së Manastirit, Sllobodan Bonçanovski, i cili tani duhet të vuajë 5 vjet e gjashtë muaj nga gjashtë vjet sa kishte.

“I akuzuari J. I., S.M., A.Sh., D.G., A.S., O.S., R.J., N.D., J.M. për veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 5, c.v. me paragrafin 1, dhe c.v. me nenin 24 dhe nenin 45 të K.Penal caktoi masën alternative – DËNIM ME KUSHT, që të dënohen me burgim nga 2-vjet dhe njëkohësisht të përcaktohet se dënimi i përcaktuar me burg nuk do të zbatohet, nëse i akuzuari në një periudhë kohore prej 5 vjet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, nuk kryejnë vepër të re”, thonë nga gjykata e Apelit.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Denoncime për bomba në 12 shkolla në Shkup, 8 në Kumanovë

Story i radhës

Nuk e tregon kurrë bashkëshortin në rrjete sociale, Xhemi Shehu zbulon arsyen përse!

Të fundit nga