Zërat për një krizë mes Mateos dhe Brikenës po qarkullojnë gjithnjë e më shumë në rrjet, ndërsa lëvizjet e fundit të dyshes kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Fansat vunë re fillimisht se dy ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 5” nuk ndiqen më në Instagram, një detaj që ndezi menjëherë aludimet për një ftohje në raportin e tyre. Po ashtu, nga profilet e tyre janë zhdukur edhe postimet e përbashkëta që dikur mbushnin rrjetin me komente dhe reagime.
Një tjetër detaj që nuk kaloi pa u komentuar ishte fakti se Brikena ndryshoi foton e profilit, duke hequr imazhin ku shfaqej pranë Mateos. Ndërkohë, Mateo vazhdon ende të mbajë fotografinë e tyre në profilin personal.
Mes gjithë diskutimeve online, Mateo ka reaguar në mënyrë indirekte përmes një postimi në Instastory. Ai është shfaqur në Elbasan, qytetin e tij të lindjes, i rrethuar nga disa fëmijë, teksa në foto duket duke bërë shenjën e paqes me duar. Krahas imazhit, ai ka shkruar: “Një ditë normale në Elbasan”.
Megjithatë, ndjekësit kanë vënë re menjëherë një detaj që po komentohet shumë. Në foto, dora e majtë e Mateos nuk shihet plotësisht, duke ngritur pikëpyetje nëse ai vazhdon ende të mbajë unazën që prej kohësh konsiderohej simbol i lidhjes së tij me Brikenën.
Për momentin, as Mateo dhe as Brikena nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare lidhur me raportin e tyre, duke lënë gjithçka në kuadrin e aludimeve.

Burimi: botasot.info


