Pas Kondovës, Pendarovski shkon te Mrizi i Zanave

April 11, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nuk ka të ndalur të njoftojë kulturën shqiptare.

Pasi ditë më parë hëngri iftar në një familje në Kondovë në Shkupit, ai sot ka vizituar njërin nga restorantet apo edhe kompanitë prodhuese bio në Shqipëri, Mrizin e Zanave.

Mrizi i Zanave nuk është vetëm një restorant ku shërbehen ushqime bio, por ajo paraqet një histori se si mërgimtarë janë kthyer në Lezhë për të ringjallur prodhimin vendor duke krijuar vende të reja të punës.

Në restorant, ata shërbejnë ushqime me produkte që prodhohen në sera vendase, me punëtorë vendas.

Ky vend tashmë është shndërruar dhe në Muze ku përveç kulturës gastronomike, shpërfaqen edhe tradita të tjera të Shqipërisë.

Andaj, të shumtë janë figurat e larta shtetërore si Pendarovski që gjatë vizitave në Shqipëri, ndalojnë edhe te Mrizi i Zanave.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prokurorët Bubevski dhe Ajro: Avokati i Shtetit nuk i ka mbrojtur interesat e shtetit!

Story i radhës

La Liga me postim të veçantë: Pirati Vedat Muriqi ka një plan për ta shpëtuar Mallorcan

Të fundit nga

ShkoLartë