Pas katër dekadave organizohet gara interesante në Irak 

min lexim

Federata Irakiane e Futbollit ka njoftuar fillimin e shitjes së biletave për Kupën e 25-të të Gjirit, e cila do të jetë gara e parë rajonale e futbollit në vend në më shumë se katër dekada.

Duke bashkuar tetë vendet e Gjirit Persik: Arabinë Saudite, Kuvajtin, Katarin, Jemenin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kupa e Gjirit do të mbahet nga 6 deri më 19 janar në Basra, një qytet i madh në jug të Irakut.

Pas dekadash konfliktesh shkatërruese dhe në një epokë sigurie të paqëndrueshme, kjo garë paraqet një sfidë të madhe për autoritetet irakiane.

Çmimet e biletave variojnë nga 10 deri në 30 dollarë, në varësi të kategorisë së vendeve.

Në mesin e dhjetorit, autoritetet irakiane njoftuan anulimin e vizave për tifozët që do të vijnë në garë, duke shpresuar t’i tërheqin ata nga vendet e Gjirit, veçanërisht nga Kuvajti fqinj, kufiri i të cilit është vetëm pesëdhjetë kilometra nga Basra.

Basra ka dy stadiume, njëri me kapacitet prej 65 mijë dhe tjetri me kapacitet prej 30 mijë ulëse që do të inaugurohet të hënën me një ndeshje miqësore mes skuadrave nga Iraku dhe Kuvajti.

Kryeqyteti i Irakut, Bagdadi, i cili prej vitesh ka mbetur pa ndeshje ndërkombëtare për shkak të paqëndrueshmërisë dhe konflikteve të armatosura, priti një ndeshje miqësore mes kombëtares së Irakut dhe Ugandës në fillim të vitit 2022.

Ishte ndeshja e parë ndërkombëtare në kryeqytet që nga viti 2013 dhe dueli mes Irakut dhe Libisë.

Iraku priti Kupën e Gjirit për herë të parë në vitin 1979.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryeministri britanik shkakton skandal – pyeti një të pastrehë se a po merret me biznes

Story i radhës

Blindohet Vlora, FNSH për “gjah” në gjurmët e “të fortëve”

Të fundit nga