Kjo verë ka qenë ndryshe për Marina Vjollcën.
Moderatorja dhe vajza e saj po shijojnë pushimet e para bashkë. Marina këtë moment të rëndësishëm për vajzën e saj, e ka ndarë edhe në rrjetin e saj social Instagram.
Ajo duket së bashku me Marget duke shijuar bregdetin. Marina nuk ka preferuar ta zbulojë vendodhje, ndonëse nga fotot duket si destinacion ekzotik.
Marina Vjollca dhe vajza e saj
Edhe këtë herë moderatorja nuk ka preferuar t’ia zbulojë portretin të voglës së saj.
“Pushimet e para të mrekullisë sime,”-shkruan krahas fotos Vjollca.
Sakaq ju kujtojmë që moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Geatoar Selimi u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre Marget.
Megjithëse çifti janë shumë hermetikë sa i përket vajzës së tyre, Marina disa kohë më parë ka rrëfyer se ka në plan të bëjë një fëmijë tjetër pas Marget.
“Fëmijë të dytë, e të tretë, e të katërt, nuk ndaloj unë tani.”- u shpreh ajo.