Edi Kuçi është rikthyer në rrjetet sociale pas një periudhe jo pak të trazuar, që kulmoi me përplasjen e bujshme me Jozefin Markun dhe zhvillimet që pasuan.
Profili i tij @btc.edi është sërish aktiv, ndërsa Edi ka zgjedhur që paraqitjen e parë ta bëjë larg gjithë zhurmës së javëve të fundit. Në një Instagram Story të publikuar këtë të hënë, ai ka treguar se ndodhet në Saint Tropez të Francës, duke ndarë një pamje me një supermakinë luksoze, nën tingujt e këngës “Wins & Losses” të Meek Mill.
Rikthimi vjen pasi llogaria e Edit në Instagram ishte mbyllur gjatë ditëve që pasuan ngjarjen me Jozin. Në atë periudhë u shfaqën edhe disa profile që pretendonin se i përkisnin atij, ndërsa Prive By LS kishte sqaruar se një prej llogarive që e paraqiste Edin sikur ndodhej në Zvicër nuk ishte e tij.

Gjithçka nisi nga përplasja e ndodhur në fund të gushtit, pamjet e së cilës më pas u publikuan në rrjete sociale. Pas ngjarjes pati zhvillime edhe nga ana e autoriteteve, me Jozefin Markun që u përball me procedura ligjore lidhur me incidentin.
Edi, të paktën për momentin, nuk është rikthyer me ndonjë deklaratë për gjithë historinë. Në vend të kësaj, postimi nga Saint Tropez duket se shënon rikthimin e tij në Instagram dhe në jetën publike pas javëve kur emri i tij ishte në qendër të vëmendjes.
Burimi: botasot.info


