Bruno është një ndër konkurrentët që ka pasur më shumë takime në këtë sezon të “Për’puthen”.
Ai ka nisur takimet me Alvisën, Mikelën, Efin dhe në fund Florjanën. Njohjet e mëparshme kanë nisur mirë dhe Bruno është treguar i afërt sidomos me Mikelën dhe Efin, por më pas, për disa arsye, njohjet janë ndërprerë.
Pas hyrjes së konkurrentes së re, Florjanës, konkurrenti u fokusua tek ajo. Në takimin e mëparshëm, Florjana e priti Brunon në shtëpi, ndërsa këtë herë, Bruno ishte kujdesur për një surprizë romantike në natyrë. Duke i shprehur pëlqimin e tij, Bruno i tha Florjanës se do të jetë në “Për’puthen” vetëm për të dhe nuk ka interes për asnjë vajzë tjetër.
Bruno: Deklarohem për ty në atë studio!
Florjana: Edhe unë do të fokusohem vetëm te ty!
Bruno: Jam ndjerë më mirë se çdo herë tjetër
Florjana: Nëse kjo gjë shkon mirë, pse nuk e vazhdojmë jashtë?