Arbitrat e “Abissnet Superiore” mblidhen për të analizuar performancën & efektin e VAR-it

Sektori i Arbitrimit në FSHF ka organizuar këtë të martë seminarin me arbitrat e “Abissnet Superiore”, ku merrnin pjesë disa arbitre femra si dhe 7 arbitrat e rinj, pjesë e projektit “Talent & Mentor”. Të pranishëm ishin edhe Kryetari i BASHF, Tahir Kastrati dhe specialistë të gjykimit si Bujar Pregja, etj.

Në këtë takim është analizuar me detaje performanca e arbitrave në 5 javët e fundit të kampionatit, duke u ndalur konkretisht në raste të kontestuara gjatë ndeshjeve kur kemi pasur të bëjmë me penallti, kartona të kuq apo ndërhyrje të parregullta. Përmes ilustrimit me pamje video, Sektori i Arbitrimit u ka diskutuar me arbitrat për vendimet e marra në këto raste konkrete dhe çfarë parashikon rregullorja për të pasur vendime sa më të drejta në fushë dhe korrekte.

Një pjesë e mirë e mbledhjes i është kushtuar edhe vendimeve të marrë me ndihmën e VAR-it, si është implementuar teknologjia dhe sa ka ndikuar në uljen e rasteve të diskutueshme gjatë këtij sezoni.

Po ashtu në këtë seminar është diskutuar  edhe performanca e arbitrave të rinj, të cilët janë pjesë e projektit “Talent & Mentor” që organizohet nga Sektori i Arbitrimit në FSHF. Një projekt i rëndësishëm konsiston në rritjen e cilësisë së arbitrave-talentë, krijimin e personalitetit të arbitrit, promovimin e arbitrave në “Abissnet Superiore” si edhe përmirësimin e performancës së arbitrave.

Në konkluzion, Sektori i Arbitrimit është shprehur i kënaqur me paraqitjen e arbitrave, teksa vlerëson se duhet punuar edhe më shumë për të minimizuar vendimet e diskutueshme në fushën e lojës gjatë ndeshjeve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Another Suspect in Ethereum’s DAO Hack Emerges, Putting Coin Mixing Under Question

Story i radhës

Pas gjashtë muajsh, Bruno e ndan mendjen! Deklarohet për konkurrentet në “Për’puthen”

Të fundit nga