Pas Francës, edhe Mbretëria e Bashkuar nis armatim për në Ukrainë

February 26, 2022
1 minut lexim

Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar James Heappey thotë se vendi i tij dhe 25 vende të tjera kanë rënë dakord të ofrojnë më shumë “ndihmë humanitare ose vdekjeprurëse”.

Ai tha për BBC se Mbretëria e Bashkuar tani do të punojë me ato vende për të koordinuar mënyrën se si ndihma ushtarake do të shpërndahet dhe të vihet në duart e Ukrainës, por që nuk dha detaje të mëtejshme.

Heappey shtoi se Kremlini kishte të ngjarë të “reflektonte” mbi rezistencën e ashpër ukrainase që po takonte, si dhe pranoi se ekzistonte rreziku se do të përdorte bombardime më të rënda ndaj Ukrainës për të kompensuar.

Sipas tij, përpjekjet diplomatike britanike po vazhdonin për të bindur vendet e tjera që të bien dakord që Rusia të hiqet nga sistemi ndërkombëtar i transfertave bankare Swift.

“Nuk është një vendim i njëanshëm që mund të marrë Mbretëria e Bashkuar – por pozicioni ynë është i qartë”, tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Scott Bamforth: I lumtur që jam rikthyer te Kosova

Story i radhës

Berisha në Shkodër: Rama urren veriun, Xhemal Bushati të mos përfaqësojë pengun

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit
ShkoLartë