Pas dorëheqjes së dy ministrave, reagon Boris Johnson

min lexim

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka reaguar pas largimit nga postet ministrore të Sajid Javid dhe Rishi Sunak.

Javid dha dorëheqje si Ministër i Shëndetësisë ndërsa në vend të tij u emërua Steve Barclay gjersa Sunak nuk është më kancelar i Thesarit.

Në një letër të shkurtër, kryeministri shkruante “I dashur Saj, faleminderit për letrën tuaj të dorëheqjes. Më erdhi shumë keq që e mora. Ju i keni shërbyer kësaj qeverie dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar pa dallime”.

Johnson vuri në dukje punën e Javidit për të trajtuar problemet e COVID-19 dhe planet e tjera për shërbimin shëndetësor, dhe u zotua se “Qeveria do të vazhdojë t’i përmbushë ato”.

“Do të më mungosh shumë dhe pres me padurim kontributin tënd nga bankat e pasme”, përfundoi ai.

Ndërkohë, në letrën drejtuar ish-kancelarit Sunak, ai thotë se i vjen keq që ka merr letrën e dorëheqjes së Sunakut.

Ai thotë se Sunak ofroi “shërbim të jashtëzakonshëm për vendin gjatë periudhës më sfiduese për ekonominë tonë në historinë e kohës së paqes”.

Ndryshe, dorëheqje kanë dhënë edhe disa zyrtar të tjerë qeveritar duke edhe përfshirë edhe nënkryetarin e partisë që e udhëheq kryeministri, Konservatore, Bim Afolami. /

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Çift i bukur”- Beniada Nishani sqaron komentin e bujshëm për Megi Pojanin dhe Endri Çekiçin

Story i radhës

Si në kohën e Wilhelm Widit!

Të fundit nga