“Çift i bukur”- Beniada Nishani sqaron komentin e bujshëm për Megi Pojanin dhe Endri Çekiçin

Komenti, “shumë çift i bukur”, i Beniada Nishanit për fotot e Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit u mor në rrjet si konfirmim nga ana e saj se dyshja janë në një romancë.

Modelja, e cila shkaktoi shumë zhurmë në rrjet me deklaratën e saj, ka sqaruar së fundmi se nuk ka dashur të konfirmojë se Megi dhe futbollisti i kombëtares janë të lidhur bashkë, pasi vetë ajo nuk është në dijeni.

“Po ça thashë unë? Unë nuk thashë që u lidhën, unë pashë një fotografi njësoj, njërën nga njëra anë e tjetrën nga ana tjetrën. E thashë nëse janë të lidhur janë shumë të bukur. Të them të vertetën nuk e kisha parë këtë foton që e pashë tek Proçesi, unë kisha parë disa story të Megit me breshka dhe thashë është me pushime në qejfin e vet dhe unë nuk thashë që janë të lidhur dhe e kanë heq atë por…”– tha ajo gjatë një interviste në “Abc e Pasdites.”

Megjithëse nuk ka asnjë reagim nga Megi dhe Endri, detajet fotot e tyre në rrjetet sociale ndezën dyshimet se mes tyre ka lindur diçka. Dhe u duke se një lloj konfirmimi ka ardhur edhe nga modelja Beniada Nishani, e cila është prej javësh antare jurie në “He/She’s on Top”, me Megi Pojanin.

Në një puntatë të emisionit ku Beniada është moderatore, u diskutuan edhe lajmet se Megi dhe Endri janë bashkë. E pyetur nga bashkëprezantuesi i saj Edi Manushi nëse ka folur me aktoren në lidhje me këto lajme, Beniada tha fillimisht “jo”, por më pas vijoi duke shtuar se ajo dhe futbollisti janë “çifti shumë i bukur.”

Biseda:

Edi Manushi: Çfarë ka ndodhur?

Benaida: Ka ndodhur që kam parë Megin me pushime me disa breshka. Ka nxjerrë story breshkat. Ka dalë bukur në këtë foto Megi.

Edi Manushi: Ke folur me Megin për këtë histori?

Benaida: Tani unë aty e kuptova të them të vërtetën. Por çift i bukur (qesh)… nuk e di nëse janë por që çifti i bukur.

Edi Manushi: Pra qenkan çift e tha Beniada Nishani!

Benaida: Obobo do na rrafi Megi do na kapi për flokësh.

Kujtojmë se dyshimet për një lidhje nisën nga postimet e përbashkëta të Megi Pojanit dhe Endri Ceçikçit në profilet e tyre në Instagram, ky dyshja duket se po darkonin së bashku.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Daja: Në një ndeshje të tillë besoj që nuk do të ma bëni këtë pyetje

Story i radhës

Pas dorëheqjes së dy ministrave, reagon Boris Johnson

Të fundit nga

Drita i shkon Malishevës

Në fundjavë rikthehet Superliga, vëmendja në Malishevë Këtë fundjavë do të rikthehet Superliga e Kosovës në