Pas denoncimit të “Fiks Fare”, SPAK 8 masa arresti për punonjësit Entin Kombëtar të Banesave

November 19, 2024
min lexim

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka nisur hetimet për Entin Kombëtar të Banesave.

Po ashtu mësohet se janë lëshuar është 8 masa arresti. Konkretisht masat janë dhënë për:

Arrest burg: Enxhi Çelaj, Viola Mema, Vasil Karasaliu, Behare Luzi, Gëzim Sylaj. Detyrim paraqitje: Sokol Sylaj, Shyqyri Dema, Gazmend Panxha.

Prokuroria e Posaçme, nisi hetimet mbi bazën e informacionit të depozituar nga emisioni investigativ “Fiks Fare” në “Top Channel”, se disa persona në qytetin e Durrësit premtonin dhënien e banesave sociale kundrejt pagimit të shumave monetare.

“Me aktin e datës 06.11.2024, “Urdhër për pasqyrimin e ndryshimeve në regjistrin e procedimeve penale, si dhe regjistrimin e emrave të personave që iu atribuohet vepra penale në këtë regjistër”, kemi urdhëruar regjistrimin përbri procedimit penal Nr. 11 të Vitit 2023, emrat e shtetasve G. S., V. K., V. M., B. L., E, Ç., G. P., Sh. D., dhe S. S., si persona të cilëve iu janë atribuuar respektivisht elementët e veprave penale të mëposhtme:
i. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katër dhe 25 i Kodit Penal; ii. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, 245/1 paragrafi i katër i Kodit Penal. iii. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal”, njofton SPAK.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Për interesa të këtij procedimi penal, janë kryer një sërë veprimesh hetimore me qëllim identifikimin e subjekteve të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal, dhe janë identifikuar 5(pesë) personat nën hetim G. S., V. K., V. M., B. L., E, Ç., të cilët, kishin ngritur skemën e përfitimeve të paligjshme, duke u prezantuar si punonjës me funksione drejtuese në administratën shtetërore (drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme), që kishin dhe mundësi vendimmarrje, në dhënien ndaj personave të interesuar të banesave sociale që ndodheshin në zonën e Spitallës Durrës, kundrejt pagimit të shumës monetare prej 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) euro, shumë e cila do shërbente për bllokimin e banesës nëpërmjet dhënies së “kafeve” ndaj të tretëve.

SPAK thotë se personat e interesuari për banesë sociale, përveç pagesës paraprake të shumës monetare do vijonin t’ju dorëzonin të hetuarve dokumentacionin që duhej për vijimin e procedurës standarde të përfitimit të banesës sociale. Më pas, sipas tyre personave të interesuar do ju dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve dhe në banesë do futeshin pas disa muajsh.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat nën hetim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ju kanë kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt respektivisht në 4(katër) episode subjekteve të ndryshëm, shuma monetare që variojnë nga 5 000 (pesë mijë) deri në 10 000 (dhjetë mijë) euro, tek të cilët kanë siguruar aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike për të mundësuar përfitimin e një banese sociale në Durrës.

Këta të hetuar, me qëllim marrjen e përfitimeve të paligjshme, nga numri i tyre i telefonit celular ju dërgonin subjekteve të interesuar një SMS, me të njëjtin tekst ku i informonin për shpalljen fitues dhe kalimit me sukses të fazës së parë për banesë sociale:

“Pershendetje, Z./Znj…. Ju njoftojm se fazen e par te fitueses, per banes sociale..e keni kaluar me sukses.Do njoftoheni per cdo gje ne vazhdimesi-Me rrespekt nga bashkia-DURRES”.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal për 8(tetë) personat në hetim, e më konkretisht 5(pesë) masa sigurimi personal “arrest në burg” sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave që kishin krijuar këtë skemë përfitimi të paligjshëm, si dhe 3(tre) masa sigurimi personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave që kanë dhënë shumat monetare me qëllim përfitimin e banesave sociale, të cilët nuk kanë depozituar kallëzim penal, dhe nuk kanë lidhur marrëveshje me policinë gjyqësore për veprimtarinë e paligjshme të dhënies së shumave monetare.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e saj Nr. 134 datë 17.11.2024 ka vendosur pranimin e kërkesave të prokurorisë, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për 5(pesë) persona nën hetim dhe caktimin e 3(tre) masave të sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale.

Më tej SPAK njofton:

Ky vendim është vënë në ekzekutim nga ana e Prokurorisë së Posaçme, duke angazhuar strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe më datë 19.11.2024, është bërë e mundur që të ekzekutohen masat e sigurimi personal për 6 (shtatë) nga personat nën hetim G. S., V. K., B. L., E. Ç., G. P., dhe S. S.

Deri në këto momente nuk është bërë e mundur ekzekutimi i masave të sigurimit personal të caktuar nga gjykata ndaj 2(dy) personave tjerë nën hetim V. M., dhe Sh. D., të cilët rezulton se prej disa kohësh janë larguar jashtë shtetit, të cilët janë shpallur në kërkim.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 8 (tetë) vendimet e gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:
1. 2(dy) automjete BMW X6, dhe Volkswagen Passat.
2. 7(shtatë) aparate telefonash celularë.
3. 1(një) armë e dyshuar pistoletë sportive, me ngjyrë të zezë, me mbishkrim Col 9 mm A.K dhe “Blow Magnum”, me krehër dhe 24 fishekë manovër.
4. Dokumente të ndryshme.

Hetimet rreth këtij procedimi penal vazhdojnë me administrimin e provave të tjera për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Prokuroria e Posaçme gjen rastin për të falënderuar redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” pranë televizionit kombëtar “Top Channel”, për bashkëpunimin e frytshëm dhe sensibilizimin e opinionit publik ndaj kësaj skeme të paligjshme të ngritur posaçërisht nga të hetuarit, dhe fton qytetarët dhe median për të denoncuar në kohë reale pranë institucionit tonë çdo veprim të paligjshëm apo akt korruptiv me të cilin ata mund të ballafaqohen ose ndeshen.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Varheji thirri që të ndryshohet kushtetuta – Mickoski: Nuk e di nëse do t’ia dalim, por do të lu’ftojmë

Story i radhës

Deputeti i VV-së: Gjykata Kushtetuese është në betejë me Qeverinë, e jo Qeveria me Gjykatën

Të fundit nga

ShkoLartë