Pas Beogradit, kryeministri Kovaçevski me një delegacion qeveritar do të udhëtojë në Sofje për bisedime për përballimin e krizës energjetike.
“Vizita e punës së kryeministrit Kovaçevski dhe delegacionit nga departamentet e ekonomisë dhe energjetikës është për t’u përballur me pasojat e krizës botërore energjetike”, njoftuan nga Qeveria, por nuk ka detaje se me kë do të takohet kryeministri dhe çfarë do të diskutohet më konkretisht.
Në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd, liderët njoftuan se do të kërkojnë ndihmë nga BE-ja, anëtare e së cilës është Bullgaria.
Në intervistën e mbrëmshme për RTS, Kovaçevski përmendi se me Bullgarinë ka komunikim për furnizimin me energji elektrike sepse është një nga vendet në Europë që ka tepricë neto të energjisë elektrike falë faktit se ka një termocentral bërthamor.