pas aksidentit ne shkup koci kerkon informata mbi ndertimin e rruges dhe pergjegjesit per sigurimin e saj 6a69b08605c15

Pas aksidentit në Shkup, Koci kërkon informata mbi ndërtimin e rrugës dhe përgjegjësit për sigurimin e saj

July 29, 2026
1 minut lexim

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka kërkuar informata mbi aksidentin tragjik në rrugën Shkup-Bllacë, që u mori jetën tre bashkatdhetarëve tanë.

Përmes një kërkese publike, si avokat i familjes, Koci dëshiron të dijë se kush ka qenë ndërtuesi i këtij segmenti rrugor, kush mbikëqyri punimet dhe kush ka qenë përgjegjës për sigurimin e segmentit.

“Në momentin e aksidentit, hyrja nga e cila automjeti ka hyrë në këtë segment nuk ka qenë e mbyllur fizikisht.

Rreth 300 metra më poshtë ndodhet një hyrje tjetër në të njëjtin segment, e cila ka qenë e mbyllur fizikisht.

Prandaj, është e rëndësishme të sqarohet:

– Pse dy hyrjet e të njëjtit segment nuk kanë qenë të siguruara në të njëjtën mënyrë?

– A ka qenë hyrja ku ka kaluar automjeti e mbyllur fizikisht në ditët apo javët para aksidentit?

– Nëse po, deri kur dhe kur ka ndryshuar kjo gjendje?

– Kush e ka bërë mbylljen fizike të kësaj hyrjeje pas aksidentit, kur dhe me urdhër të kujt?” shkruan Koci, në kërkesën e tij.

Avokati thotë se nëse dikush ka fotografi, video, dokumente apo çfarëdo informate tjetër që mund të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti, t’ia dërgojnë me shkrim, në cilëndo formë.

Ndërkohë, Koci është angazhuar më paraqitjen e provave dhe procedimin e rastit në Maqedoni të Veriut, dy ditë pasi publikisht kërkoi llogari për aksidentin fatal.

Ejup Tërnava, Xhenet Tërnava dhe Fatmire Shabani ndërruan jetë pas një aksidenti të rëndë në Shkup, më 19 korrrik.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

selena gomez rikthehet ne xhirimet e only murders in the building 6a6996067afe3
Lajmi i mëparshëm

Selena Gomez rikthehet në xhirimet e “Only Murders in the Building”

rusia leshon urdherarrest nderkombetar per themeluesin e telegramit 6a69b151ead6a
Lajmi i radhës

Rusia lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për themeluesin e Telegramit

Të fundit nga

ShkoLartë