Pas 2035-ës vetëm makina elektrike në Evropë

October 28, 2022
1 minut lexim

Ditët e makinave me motorë me djegie të brendshme janë të numëruara në Bashkimin Evropian. Ditën e Enjte Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian ranë dakord për disa rregulla të cilat do të reduktojnë ndjeshëm emetimet e karbonit nga makinat e pasagjerëve në 2030-ën përpara se të fillojnë ndalimin e plotë të prodhimit të makineve të reja me motorë me karburant në 2035.

Kjo marrëveshje i hap rrugë një industrie moderne dhe konkurruese të automjeteve në BE. Bota po ndryshon dhe ne duhet të jemi pararojë e inovacioni. Unë besoj se mund të përfitojmë nga avantazhet e këtij tranzicioni teknologjik. Afat e vendosura janë plotësisht të realizueshme për çdo prodhues makinash,” tha Ministri Çek i Industrisë dhe Tregtisë Jozef Sikela.

Çekia aktualisht ka presidencën e Bashkimit Evropian. Evropa është një prej rajoneve me rregullat më strikte të emetimeve. Sipas rregullave në fuqi, prodhuesit e makinave duhet të përmbushin kriteret e emërtimeve prej 95 gram CO2 për 100 kilometra dhe nëse nuk e arrijnë, gjobiten me 95 euro për çdo gram CO2/km mbi limitin e vendosur për çdo makinë që shitur.

Masa më të ashpra pritet të aplikohen ndërsa BE kërkon reduktimin e emetimeve me 55% deri në 2030-ën krahasuar me 1990. Makinat me motorët me karburant prodhuar në 2030-ën kanë jetë vetëm 5 vite dhe në 2035-ën BE pret reduktim të emetimeve me 100%. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbatimi me disa faza/ Albin Kurti modifikon vendimin për targat, afat deri më 21 prill 2023

Story i radhës

Drejtorët e Komunës së Prishtinës vizituan Kampin Nacional në Hajvali 

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi
ShkoLartë