pas 19 vitesh martese nicole kidman flet per kapitullin e ri te jetes 6a7dccfe8c1f1

Pas 19 vitesh martesë, Nicole Kidman flet për “kapitullin e ri” të jetës

August 13, 2026
1 minut lexim

Nicole Kidman ka folur hapur për mënyrën se si ndihet tani, pas ndarjes së papritur nga bashkëshorti i saj prej 19 vitesh, Keith Urban.

Aktorja australiane, 59 vjeç, ka reflektuar mbi mënyrën se si e ka përballuar këtë “kapitull të ri” të jetës si beqare, ndërsa sheh drejt së ardhmes me një “zemër të hapur”, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.

Nicole tha se i qaset vendimeve duke i dhënë rëndësi “ndjenjave” dhe udhëhiqet nga zemra, duke pranuar se dyshon që njerëzit do të mendojnë se ajo është “më e matur”.

Image

Nicole Kidman

Duke folur për jetën e saj sentimentale për British Vogue, ajo tha:

“Unë ende mund t’u qasem gjërave në mënyrë racionale. Por nuk dua që të drejtohem nga mendja ime. Gjithmonë kam dashur të jetoj një jetë të analizuar mirë, ndaj çfarë do të thotë kjo?

Image

Nicole Kidman dhe Keith Urban

Të provosh gjëra të reja, të bësh gabime, të dështosh, të ngrihesh sërish, të vazhdosh përpara, të përqafosh dashurinë, të qëndrosh e hapur, ta mbash zemrën të hapur dhe të jesh e hapur ndaj mundësive.”

Megjithatë, Nicole vijoi duke thënë se i është dashur të përshtatet, pasi mënyra se si është zhvilluar jeta e saj nuk përputhet me atë që ajo kishte parashikuar.

Image

Nicole Kidman

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pamje spektakolare nga stervitja amerikane raketat godasin nje anije 40000 toneshe dhe shkaktojne shperthime te fuqishme 6a7dcc346ba15
Lajmi i mëparshëm

Pamje spektakolare nga stërvitja amerikane/ Raketat godasin një anije 40,000 tonëshe dhe shkaktojnë shpërthime të fuqishme

nikolloski per pak dite do te fillojme ndertimin e autostrades shkup bllace 6a7dcfa0d95bf
Lajmi i radhës

Nikolloski: Për pak ditë do të fillojmë ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë

Të fundit nga

ShkoLartë