Në 25-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, zv. kryeministri, Aleksandar Nikolloski njoftoi se ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë do të fillojë në ditët në vijim.
“Sot, vendi po ndërtohet për të qenë i begatë përmes investimeve të forta në infrastrukturë, kujdes shëndetësor dhe arsim.
Po ndërtojmë infrastrukturë moderne: Brenda pak ditësh, do të fillojmë ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë.
Tetovë – Gostivar dhe Gostivar – Bukojçan po ndërtohen intensivisht.
Gjatë shtatorit, do të fillojmë edhe Bukojçan – Kërçovë.
Pres të nis një pjesë tjetër të autostradës Kërçovë – Ohër në tetor, dhe të përfundoj të gjithë autostradën Kërçovë – Ohër – Strugë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”, njoftoi Ministri i Transportit.
Nikolloski shtoi se pret që, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, të fillojë ndërtimi i fazës së parë hekurudhore Shkup – Jegunovcë-Tetovë – Gostivar, fazës së dytë Gostivar – Kërçovë dhe fazës së tretë Kërçovë – Ohër – Strugë vitin e ardhshëm.
Burimi: alfax.mk


