Partizanin e favorizojnë

Edhe 8 javë kanë mbetur deri në përfundimin e sezonit të rregulltë të Superiores e më pas do të vijë momenti i eksperimentit “Final Four”. Shumë pikë deri atëherë, shumë beteja dhe shumë llogari për t’u mbyllur.

Partizani duket në një pozitë komode nëse flasim thjeshtë për të siguruar një vend në 4-she, por por flasim për kampionin në fuqi dhe pritshmëria është vetëm maksimumi duke parë investimin dhe organikën.

I rëndësishëm është edhe pozicionimi në renditje pasi dy vendet e para kanë në ‘xhep’ edhe barazimin për t’u kualifikuar në Finalen e madhe. Të kuqtë aktualisht kanë 46 pikë, 3 më pak se Vllaznia dhe 5 nga Egnatia kryesuese.

Mirëpo, “Demat” kanë një favor… kalendarin. Plot 5 ndeshje nga 8 të mbetura do të zhvillohen në kryeqytet, ndër këto 4 shumë të rëndësishme përballë Vllaznisë, Dinamos, Tiranës (Air Albania) dhe Skënderbeut. Në këto sfida do të kenë “Guerrilsat” të shumtë në numër që do t’i japin një dorë të rëndësishme.

Transfertat janë vetëm 3, duke filluar nga Laçi nesër, më pas me Egnatian dhe në javën e parafundit përballë Kukësit.

Edhe me Tiranën quhet transfertë, por duke qenë se luhet në “Air Albania” dihet se prezenca e tifozëve do të jetë e shumtë.

Story i mëparshëm

Përkundër zotimeve të VLEN – Adnan Azizi nuk ndalet me akuzat ndaj mediave!

Story i radhës

Erdogan do të vizitojë SHBA-në në maj

Të fundit nga