Partizani i Tiranës mbylli këtë sezon të Abissnet Superiore në vend të tretë me 58 pikë dhe si rrjedhojë do të jetë pjesë e kualifikuesve të para të Conference League.
Vetë klubi i “të kuqve” të kryeqytetit ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale, se kush mund të jenë rivalët e mundshëm të tyre.
Në listën e skuadrave që mund të jenë kundërshtarë të Partizanit janë dhe dy ekipet e Kosovës, Gjilani dhe Llapi.
Kualifikueset e para të Conference League do të zhvillohen më 7 dhe 14 korrik 2022, ndërsa shorti për to do të hidhet më 14 qershor, që do të jetë dita kur Partizani do të njihet me kundërshtarët.