Partizani tjetër leksion kampioneve korçare

November 5, 2022
1 minut lexim

Është mbyllur sot pasdite java e 6-të e Superligës në volejboll për femra. Skuadra e Partizanit fitoi 3-1 ndaj Skënderbeut në kryeqytet, duke kryesuar e vetme kampionatin, me 18 pikë të plota. Fitore e merituar e ekipit të “kuq”, që përsëriti suksesin e finales së Kupës së Federatës.

Edhe pse Skënderbeu fitoi 25-23 setin e parë, më pas erdhi përmbysja e Partizanit, që u tregua më i kujdesshëm në tri setet e tjera, të fituara me shifrat 25-20, 25-21 e 25-19. Për korçaret kampione kjo është ndalesa e parë në kampionat, e dyta në këtë sezon, duke i humbur të dyja sfidat pikërisht ndaj Partizanit.

Një moment të mirë po kalon në kampionat Vllaznia, që korri sot fitoren e katërt radhazi. Shkodranet fituan 3-0 në Durrës ndaj Teutës (25-19, 25-20, 25-20), duke u ngjitur në kuotën e 12 pikëve. Fitorja ngjit ekipin e Vllaznisë në vendin e katërt në renditje, duke parakaluar Barleti Volley dhe Lushnja.

Superliga-Femra, java e 6-të

Barleti Volley – Tirana, 1-3

Lushnja – Korabi, 3-0

Partizani – Skënderbeu, 3-1

Teuta – Vllaznia, 0-3

Renditja: Partizani 18 pikë, Skënderbeu 15 pikë, Tirana 15 pikë, Vllaznia 9 pikë, Barleti Volley 8 pikë, Lushnja 7 pikë, Teuta 0 pikë, Korabi 0 pikë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 5-të

Mirdita – Pogradeci, 0-3

Elbasani – Flamurtari, 0-3

Renditja: Pogradeci 15 pikë, Flamurtari 8 pikë,  Elbasani 7 pikë, Mirdita 0 pikë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM-së raportojnë për panairin e parë politik

Story i radhës

Fillojnë punimet për kyçjen e lagjes Arbëria në Ngrohtoren e Qytetit

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë