Partizani fiton me përmbysje kundër ekipit slloven

min lexim

Partizani bind në miqësoren e parë në tokën sllovene përballë Muras, të cilën e mposhti me përmbysje 1:2.

Rikonfirmohet lider i sulmit të kuq Skuka, që shënoi golin e barazimit, sinjal mjaft pozitiv dha edhe Hoti, afrimi i ditëve të fundit, me një gol shumë të bukur fluturimthi.

Vetëm pak ditë pas mbërritjen në Slloveni për fazën përgatitore, skuadra e drejtuar nga Dritan Mehmeti dha një provë të mirë ndaj ekipit slloven, duke shfaqur soliditet në fushë, përtej faktit që pësoi gol që në minutën e tetë.

Mehmeti e nisi këtë test me këtë formacion: Teqja, Belica, Hadros, Sota, Bitri, Marku, Rrapaj, Murataj, Hoti, Skuka dhe Cara. Duket se Engjëll Hoti, i cili vjen nga rivalët bardheblu, nuk ka pasur nevojë për shumë kojë për t’u përshtatur me mekanizmat e ekipit. Gjatë lojës u bënë disa ndërrime për të rifreskuar skuadrën.

Aktivizimi titullar, goli i shënuar, aq më tepër mënyra e bukur e realizimit, sugjerojnë se të kuqtë kanë bërë një goditje të mirëstudiuar. Në testin e dytë miqësor të kuqtë do të jenë të impenjuar ndaj NK Jardran Dekani, më 22 qershor.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk njihet më! Zayn Malik shfaqet i transformuar në fotot e fundit

Story i radhës

Nafta më shtrenjtë se në rajon/ LSI akuzon bordin: Çetë hajdutësh, nuk ka transparencë

Të fundit nga