Partizani dhe Dinamo rikthehen në “Selman Stërmasi”

April 27, 2022
1 minut lexim

Partizani dhe Dinamo rikthehen në “Selman Stërmasi” ku në 2007-2008 luajtën një nga sfidat më ikonike të historisë së tyre moderne.

Në fakt, ishte Dinamo-Partizani, finale titulli në javën e fundit të kampionatit. Dinamos i mjaftonte edhe një barazim. Atë kohë ishin pikërisht blutë që këmbëngulën për t’u luajtur në “Selman Stërmasi”, për të kufizuar disi efektin që do të kishte tifozëria e kuqe, që pritej më e shumtë në numër në “Qemal Stafa”.

Futboll i një epoke tjetër, që na kujton sa kanë ndryshuar gjërat që atëherë.

Ajo finale fitohej 2-1 nga Dinamo e Ilir Dajës, ishte titulli i 17-të kampion për blutë, me Partizanin që nuk mundi të bënte më shumë se goli i përkohshëm i barazimit nga Tefik Osmani. Sot drejtor i Tiranës, që pret vetëm zyrtarizimin e titullit.

Për t’u rikthyer tek aktualitetit, përballja e kësaj të premteje, edhe pse jo me atë peshë si ajo finale, ka rëndësi të madhe për të dyja skuadrat. Partizani është në batutat finale për Europën, ndërsa për Dinamon është një stacion i fundit për të mbajtur gjallë shpresën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sindikatat në këmbë, kërkojnë rritjen e pagave, protesta gjithandej

Story i radhës

Zbulohen zyrtarisht tre moderatorët e Eurovision 2022 në Torino

Të fundit nga

ShkoLartë