Partizani bëhet me stadium/ Kompleksi i ri për ndeshjet dhe stërvitjen e ekipit

February 12, 2022
1 minut lexim

Edhe klubi i Partizanit shumë shpejt do të fillojë të stërvitet dhe të luaj ndeshjet e tij në kompleksin më të ri në kryeqytet.

Në një sipërfaqe prej rreth 50.000 metra katrorë ky kompleks ka një stadium me një kapacitet rreth 5000 vendesh, ka një hotel për skuadrën dhe do të përfshijë në projekt edhe 3 fusha stërvitore për ekipin e parë dhe për akademinë e Partizanit.

Në përfundimin e punimeve, kompleksi i investuar nga presidenti Gazmend Demi dhe pjesërisht nga Federata Shqiptare e Futbollit u vizitua nga presidenti i FSHF-s Armand Duka i cili theksoi edhe mbështetjen e mëtejshme të këtij projekti si disa të tilla që po ndërtohen dhe rikosntruktohen në vend.

Ndërkohë presidenti Demi theksoi edhe një herë sakrificat financiare të familjes së tij për këtë projekt i cili arrin vlerën e rreth 9 milion eurove.

Skuadra kryeqytetase do të zhvillojë seancat stërvitore në kompleksin e ri duke filluar nga muaji i ardhshëm dhe ka planifikuar që fazën e katërt të këtij sezoni ta luaj pikërisht në stadiumin e saj të ri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Humbja e peshës, si kafeja ju ndihmon të digjni yndyrën

Story i radhës

Fermeri 22-vjeçar/ Divjakë, kultivon dhe rrit domate

Të fundit nga

ShkoLartë