Parlamenti refuzoi rezolutën për dënimin masakrës së Srebrenicës, Berisha: Gjenocidi i konfirmuar nga dy gjykata ndërkombëtare!

1 minut lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar me tone tepër të ashpra refuzimin e rezolutës për dënimin e masakrës së Srebrenicës.

Në daljen e përjavshme për mediat, Berisha theksoi se masakrën e Srebrenicës e kanë dënuar vendet e lira, duke u bazuar në vendimet e Gjykatës së Hagës dh asaj ndaj Krimeve të Luftës.

“Për çdo vend të lirë, për çdo shoqëri të civilizuar, për cdo njeri të civilizuar, dënimi i gjenocidit është një detyrim madhor! Moral, por edhe ligjor ndërkombëtar. Sic jeni dëshmitarë, në parlamentin e Shqipërise ndodhi akti më i rëndë, më i turpshëm, më i pabesusëshëm në historinë e këtij vendi!

Refuzimi për të dënuar me një rezolutë një gjenocid të konfirmuar nga dy gjykatat ndërkombëtare: e Krimeve të Luftës në Jugosllavi dhe ajo e Hagës. Mbi vendimet e këtyre gjykatave, vendet e lira kanë kaluar në parlament rezoluta që dënojnë gjenocidin serb në Srebrenicë si barbaria më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh Berisha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Robert Berisha shkon në Londër dhe si rrallëherë nuk kurseu një pozë me vajzën e madhe (FOTO LAJM)

Story i radhës

Tri fazat e hetimit kriminalistik

Të fundit nga