Robert Berisha shkon në Londër dhe si rrallëherë nuk kurseu një pozë me vajzën e madhe (FOTO LAJM)

Janë të paktë njerëzit që e dinë historinë e dashurisë së Robert Berishës para se të njihej me Nora Istrefin. Siç të paktë mund të jenë personat që dinë që ai ka edhe një vajzë tjetër nga kjo lidhje.

Kur dikur ishte hermetik për shfaqjen e saj në rrjetet sociale, së fundmi ai ka zgjedhur ta prezantojë atë me publikun. Në instastoryn e tij moderatori ka postuar një foto me Aaronan, teksa ka udhëtuar drejt Londrës për ta takuar.

“Me qikirushën tem,”-shkruan këngëtari përbri fotos.

Ju kujtojmë që 3 muaj më parë Robert Berisha uroi publikisht vajzën e tij Aarona për ditëlindjen e saj të 16-të. “Me vajzën time Aarona, urime ditëlindja e 16-të”,– shkruante Roberti sipër një tjetër fotografie të përbashkët që bëri publike asokohe.

Nga ana tjetër ju kujtojmë që moderatori ka edhe një vajzë tjetër, Reneen nga martesa me këngëtaren Nora Istrefi. Në ndryshim nga Aarona, Renee është publikuar shpesh nga dy prindërit e saj në rrjetet e tyre sociale, zgjedhje kjo e të dy artistëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Mungesë interesimi për shkollën e turizmit dhe hotelierisë

Story i radhës

Parlamenti refuzoi rezolutën për dënimin masakrës së Srebrenicës, Berisha: Gjenocidi i konfirmuar nga dy gjykata ndërkombëtare!

Të fundit nga