Parlamenti malazez do të mblidhet sërish nesër për dy seanca të jashtëzakonshme, pritet shkarkimi i Abazoviqit

February 3, 2022
1 minut lexim

Seanca e jashtëzakonshme e parlamentit të Malit të Zi që do të shqyrtonte propozimin e kryeministrit Zdravko Krivokapiq për shkarkimin e Zv/kryeministrit Dritan Abazoviq dështoi pasi shumica e deputetëve nuk votoi për rendin e ditës që kishte në qendër këtë propozim.

Zoti Krivokapiq kishte propozuar emërimin e ministrit Milojko Spajiq në vend të zotit Abazoviq.

Vetëm 20 nga 77 deputetë votuan pro shqyrtimit të propozimit, 11 votuan kundër, ndërsa 46 deputetë abstenuan. Kundër rendit të ditës ishin edhe deputetët e “Malit të Zi Demokratik,” e cila ishte në bashkëqeverisjen e Malit të Zi.

Deputetët e opozitës si dhe ata të koalicionit qeverisës “E Zeza mbi të bardhë” dhe Partisë Popullore Socialiste, abstenuan. Rendi i ditës u mbështet vetëm nga deputetët e Frontit Demokratik dhe deputetët e së djathtës së Malit të Zi.

Kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe zv/kryeministri Dritan Abazoviq ishin të pranishëm në seancë.

Kryeministri Krivokapiq e kishte propozuar shkarkimin e Zv/kryeministrit Abazoviq me arsyetimin se ai kishte penguar shugurimin e kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinë.

“Propozimi im për shkarkimin e Abazoviqit mund të ishte iniciuar më herët. Megjithatë, nuk kam dashur të filloj procesin në të cilin ai do të shpallej fajtor deri në momentin e fundit,” theksoi Krivokapiq.

Ai pretendon se Zv/kryeministri Abazoviq, Ministri i Brendshëm Sergej Sekuloviq dhe shefi i policisë Zoran Brgjanin donin të pengonin shugurimin e kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije më 5 shtator të vitit të kaluar në Cetinje.

Parlamenti do të mblidhet sërish nesër për dy seanca të jashtëzakonshme. Në të parën deputetët duhet të vendosin për shkurtimin e mandatit të parlamentit të Malit të Zi, kurse një orë më vonë do të vijojë seanca e dytë ku do të debatohet nisma për votëbesimin ndaj qeverisë aktuale të Malit të Zi dhe formimin e qeverisë së pakicës./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Flet Prof. Alqi Naqellari: Borxhi publik ka kaluar 80% pavarësisht se nuk dëshiron ta pohojë këtë të vërtetë

Story i radhës

Pas debatit shumë të fortë/ Reagon për herë të parë babai i Einxhelit, ja kujt “i hap luftë”

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë