Parlamenti i Finlandës hap debatin për anëtarësimin në NATO

April 20, 2022
1 minut lexim

Parlamenti i Finlandës ka hapur debatin nëse do të kërkohet anëtarësimi në NATO, pasi pushtimi rus i Ukrainës çoi në një rritje të mbështetjes politike dhe publike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake, raporton AFP.

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, tha se vendi i saj do të vendoste “shumë shpejt, brenda javësh” nëse do të aplikonte për anëtarësim.

Ligjvënësit në Eduskunta të Finlandës javën e kaluar morën një “letër të bardhë” të porositur nga qeveria që vlerësonte implikimet e anëtarësimit në NATO.

Raporti nuk bëri rekomandime, por theksoi se pa anëtarësimin në NATO, Finlanda nuk gëzon asnjë garanci sigurie pavarësisht se aktualisht është partnere e aleancës.

“Efekti parandalues” në mbrojtjen e Finlandës do të ishte “dukshëm më i madh” si një anëtare e NATO-s, thuhet në raport.

Mediat finlandeze raportojnë se rreth gjysma e 200 deputetëve të Finlandës mbështesin anëtarësimin në NATO, ndërsa rreth 12 e kundërshtojnë atë, raporton TheGuaradina, përcjell Bota sot.

Suedia po diskuton gjithashtu nëse do të paraqesë një ofertë anëtarësimi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si ndikon te bebet gjumi në lëvizje

Story i radhës

iPhone 14 sjell ndryshim madhor në kamerat selfie

Të fundit nga

​Gjendet fosili 50 000-vjeçar i një mamuthi

Në Rusi banorët kanë zbuluar një fosil rreth 50 000-vjeçar, i ruajtur shumë mirë, i një këlyshi mamuthi. Banorët e rajonit Yakutistan të Federatës Ruse, kanë zbuluar fosilin me peshë prej rreth

Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë

Java e 19-të e “Abissnet Superiore” ishte e fundit për vitin 2024. Kampionatin e kryeson Dinamo City me 34 pikë dhe blutë janë ekipi me sulmin më të mirë deri në këtë
ShkoLartë