parlamenti i estonise shpall rusine shtet terrorist 634f2ba26f4ac

Parlamenti i Estonisë shpall Rusinë shtet terrorist

October 18, 2022
1 minut lexim

Ligjvënësit estonezë kanë miratuar një deklaratë që e shpall Rusinë një “regjim terrorist” dhe dënon aneksimin e saj të fundit të katër territoreve ukrainase.

Nga 101 deputetë, 88 votuan të martën pro, 10 munguan dhe tre abstenuan, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Parlamenti deklaron Rusinë një regjim terrorist dhe Federatën Ruse një vend që mbështet terrorizmin”, thuhet në deklaratë.

“Regjimi i Putinit, me kërcënimet e tij për një sulm bërthamor, e ka kthyer Rusinë në rrezikun më të madh për paqen si në Evropë ashtu edhe në të gjithë botën”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili në fund të shkurtit dërgoi trupa në Ukrainën fqinje për herë të dytë, ka paralajmëruar vazhdimisht vendet perëndimore se çdo sulm ndaj Rusisë mund të provokojë një përgjigje bërthamore.

Këtë muaj, presidenti rus nënshkroi gjithashtu ligje që pranojnë në Rusi republikat e vetëquajtura popullore Donetsk dhe Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia pas referendumeve të denoncuara nga Ukraina dhe aleatët e saj si “mashtrime” pa pasoja ligjore.

Parlamenti i Estonisë tha gjithashtu se e konsideron “të nevojshme të përcaktojë forcat e armatosura të të ashtuquajturave Republika Popullore të Donetsk dhe Luhansk të krijuara nga Federata Ruse, si dhe kompania private ushtarake Wagner si organizata terroriste”

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

keni probleme me fjetjen ja metoda qe do tju vere ne gjume per 2 minuta 634f2a78a702e
Story i mëparshëm

Keni probleme me fjetjen? Ja metoda që do t’ju vërë në gjumë për 2 minuta

dash konfirmon ndalimin e nje shtetasi amerikan ne arabine saudite 634f2c55cb20b
Story i radhës

DASh konfirmon ndalimin e një shtetasi amerikan në Arabinë Saudite

Të fundit nga

ShkoLartë