“Parkingu u Qytetit” me koncesion, DISHA: Bilall Kasami do t’ia jape një kompanie të VMRO-së ose BESËS

Sot ishim dëshmitarë të një debati publik të thirrur nga Kryetari i Komunës, Z. Bilall Kasami në lidhje me privatizimin e Ndërmarrjes Publike Komunale – “Parkingu i Qytetit”, Tetovë.

Paraprakisht vlen të theksohet fakti se në debatet publike që Kryetari i Komunës sonë i organizon sa për sy e faqe, pjesa dërmuese e të pranishmëve në vend se të jenë qytetarë ose shoqëri civile, janë administratorë komunalë dhe militantë të “Lëvizjes Besa” dhe kjo na len të kuptojmë për arsyen e vërtetë pse organizohen këto debate. Kryetari i Komunës vazhdon t’i organizojë këto debate sa për të thënë se e respekton mendimin e qytetarëve, por në fakt qytetarët rrallë herë kanë mundësi të gjejnë karrige të zbrazura për shkak të stërmbushjes së sallës Komunale nga militantët e “Lëvizjes Besa”. Me këtë mënyrë, jo një herë, Kryetari i Komunës tenton ta ngulfat zërin e qytetarit dhe të krijojë perceptim të rrejshëm se për çdo lloj propozimi që ai jep, masa e përkrah dhe i jep dritë jeshile që këto tentativa korruptive ti sjellë në Këshill Komunal si pika të rendit të ditës.

Të nderuar bashkëqytetarë, Bilall Kasami do ta japë me koncesion për 20 vjet Ndërmarrjen “Parkingu i Qytetit” dhe atë të jeni të bindur se do ia japë një kompanie të afërt me “Lëvizjen Besa” ose me “VMRO-DPMNE”.

Problemi thellohet edhe më shumë kur e kupton se Bilall Kasami do ta privatizojë një Ndërmarrje Publike e cila (sipas raporteve të tij) del në fitim cdo vit. Pyesim publikisht Kryetarin Kasami, ku është logjika të privatizohet një Ndërmarrje kur ajo realizon profit dhe nuk është e varrur nga buxheti i Komunës?

Arsyetimi më i rëndësishëm që ai e jep për këtë tendencë të tijën është – NUK MUNDEMI TUA PAGUAJMË DËNIMET QYTETARËVE SEPSE NA KANË LODHUR DUKE NA THIRRUR NË TELEFON PËR TUA HEQUR GJOBAT!

Kjo na len të kuptojmë disa gjëra mes tjerash. Kemi të bëjmë me një kryesi me mendësi primitive e cila u ka premtuar qytetarëve edhe shërbime të tilla si pagesa gjobash në rast nevoje. Kemi të bëjmë me një kryesi e cila premtoi se pa pasur parking për çdo makinë, nuk do të ketë pagesë për parkingjet në Komunën e Tetovës. Kemi të bëjmë me një kryesi e cila e ka kuptuar se ky mandat është i pari dhe i fundit për ta. Për këtë shkak ata marrin vendime edhe në dëm të qytetit dhe qytetarëve, vetëm e vetëm të dalin të paktën fitues financiarisht pasi tu mbarojë kariera politike.

Qershia mbi tortë, në vend se të ishte përfundimi i “Bllagoja Toskës” do të jetë shtrejntimi i parkimeve zonale dhe shtimi i tyre në çdo cep të Tetovës!

Story i mëparshëm

Krim në familje, ish-bashkëshorti masakron me thikë nënën me dy fëmijët e mitur

Story i radhës

Zbulohet pllaka përkujtimore për Komandant Tigrin në Vaksincë

Të fundit nga