Zbulohet pllaka përkujtimore për Komandant Tigrin në Vaksincë

Në fshatin Vaksincë të Komunës së Likovës, u zbulua pllaka përkujtimore e Fadil Nimanit, Komandant Tigrit, i cili para 22 vitesh ra dëshmor gjatë luftimeve të ashpra përballë forcave maqedonase të sigurisë.

Në zbulimin e pllakës përkujtimore të Komandant Tigrit, kishin ardhur edhe anëtarë të familjes së gjeneralit të rënë nga Gjakova, bashkëluftëtarë, invalid të luftës si dhe mysafirë të tjerë.

Gjatë shpalosjes së pllakës përkujtimore , gjithë folësit vlerësuan lartë veprën e Komandant Tigrit.

“Invalid të luftës , ushtarë të UÇK, Ju familje e dashur e Komandant Tigrit , që keni gjet kohë nga koha e juaj e çmuar që të vini sot që së bashku me ne në shpalosjen e pllakës përkujtimore për Komandantin tonë. Besoj që është një akt , të cilin bashkërisht me bashkëluftëtarët e Komandantit e vendosëm që të shpalosim pllakën përkujtimore” – tha Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.

“Të nderuar para 22 viteve me Fadil Nimanin kemi luajtur shah, kurse pas 22 viteve shpalosim Pllakën përkujtimore. Andaj të nderuar vëllezër neve të gjallëve na mbetet që të punojmë dhe veprojmë për të mirën e atdheut dhe për të mirën e kombit tone” – u shpreh Sadulla Duraku.

“Shumë dëshmorë kanë ra këtu, e atje. Kjo do të thotë se për dëshmorët, atdheu i tyre është i katër vilajeteve shqiptare. Dhe sot kur ne lirshëm hecim këtu pari , lirshëm lëshojmë këngë të adheut, lirshëm ngrisim shtatore të mëdhaja dhe e ndalëm ngritjen e Carëve nëpër tokat shqiptare. Duhet ti falenderojmë të gjithë ata që dhanë jetën për atdheun” – tha bashkëveprimtari i Komandant Tigrit, Bejtulla Tairi.

“I nderuar Kryetar i Komunës, të nderuar veprimtarë, shoqata të dalura nga lufta, veteran dhe invalidë të luftës, shumë të respektuara familje të dëshmorëve, më lejoni që në emër të familjes së Fadil Nimanit, t’ju falënderojë për gjithë këtë kontribut që është bërë. Lavdi gjithë dëshmorëve të Kombit” – theksoi familjari, Luan Nimani

Në vazhdim të gjithë të pranishmit bënë homazhe pranë varrit të Fadil Nimanit- Komandant tigrit dhe dëshmorëve tjerë, në kompleksin e dëshmorëve në fshatin Vaksincë.

Story i mëparshëm

“Parkingu u Qytetit” me koncesion, DISHA: Bilall Kasami do t’ia jape një kompanie të VMRO-së ose BESËS

Story i radhës

Rexhepi: Bashkëpunimi AAA-BESA, për të shtyrë vdekjen politike

Të fundit nga