Parisi rikthen notin në lumin Sena pas 100 vjetëve

July 25, 2023
1 minut lexim

Kryeqyteti i Francës, Parisi është në fazën finale të pastrimit që do t’ua mundësojë notuesve dhe zhytësve notin në Lumin Sena.

I ndaluar për një shekull, për shkak të ujit të ndotur, noti do të mbetet trashëgimi e Lojërave Olimpike Verore, që do të mbahen në këtë qytet vitin e ardhshëm.

Projekti në vlerë të 1.4 miliard dollarëve është konsideruar si sukses në shumë vende të botës.

Kur njerëzit t’i shohin atletët në Senë, pa probleme shëndetësore, edhe ata do të binden që t’i kthehet lumit”, ka thënë Pierre Rabadan, zëvendëskryetar i Parisit, i ngarkuar me përgatitjet për Olimpiadë.

Është kontribut për të ardhmen tonë”.

Sikurse edhe shumë vende tjera perëndimore, Parisi e ka përjetuar degradimin e pastërtisë së ujit, për shkak të ujërave të zeza industriale dhe kërkesave sanitare të një popullsie në rritje.

Bota ujore është goditur në masë të madhe, pasi në vitet 1960 në këtë lumë janë identifikuar vetëm tri lloje të peshqve./REL

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Raporton se në Bllacë i është dëmtuar vetura nga një plumb qorr

Story i radhës

​Ballkani luan sot në Ligën e Konferencës

Të fundit nga

NASA me mision për të studiuar nga afër diellin

Një sondë e Agjencisë amerikane Hapësinore (NASA) është duke bërë përpjekje që të bëjë histori duke bërë afrimin më të madh ndonjëherë me diellin. Sonda diellore Parker synon të zhytet në atmosferën
ShkoLartë