​Parisi do të punojë për të ndaluar rritjen e çmimeve për shkak të energjisë

1 minut lexim

Qeveria e Francës planifikon të vazhdojë punën vitin e ardhshëm për të reduktuar efektin e rritjes së çmimeve të energjisë te familjet.

Kjo është bërë e ditur sot nga kryeministrja Elizabeth Borne për gazetën “Parisien”.

“Ne do të vazhdojmë me masat për të zbutur kërcimin e çmimeve të energjisë dhe do të marrim masa për të ndihmuar shtresat më të cenueshme. Qytetarët të jenë të qetë, nuk do të lejojmë që çmimi i energjisë të ngrihet në qiell”, tha ajo.

Ministri i Financave Bruno Le Maire tha për mediumin BFM se rritja e çmimit të energjisë elektrike vitin e ardhshëm do të jetë e kufizuar.

Presidenti Emmanuel Macron tha në fillim të kësaj jave se Franca ka “muaj të vështirë” përpara, ndërsa administrata e tij paralajmëroi se do të ketë një rritje të çmimeve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Paraburgoset shtetasi i Shqipërisë, ofroi ryshfet për Policinë Kufitare të Maqedonisë

Story i radhës

​6 të vrarë në një sulm ndaj një autokolone në Burkina Faso

Të fundit nga