​Parisi dëshiron t’i mbajë unazat olimpike në Kullën Eifel

min lexim

Kryebashkiakia e Parisit Anne Hidalgo deklaroi sot se unazat olimpike të vendosura në Kullën Eifel duhet të mbeten aty përgjithmonë.

“Ka tri simbole që duhen mbajtur si trashëgimi,” tha Hidalgo për radion France Bleu, duke përmendur Kullën Eifel si të parën.

Më pas ajo përmendi kazanin që mban flakën olimpike dhe përfundoi me statujat e grave të shquara që u ekspozuan në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.

“Kam menduar për një kohë të gjatë se ata do të ishin në duar të mira në Paris, veçanërisht në zonën e 18-të. Këto tri vepra të mrekullueshme arti meritojnë vëmendjen tonë të plotë”, tha Hidalgo.

Zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Mark Adams tha se organizatorët do të ishin të kënaqur nëse Parisi do t’i mbante unazat olimpike, duke shtuar se vendimi ishte në duart e kryebashkiakes.

Pesë rrathë të lidhur, 29 metra të gjerë dhe 15 metra të lartë, janë ngritur në një lartësi prej 60 metrash midis katit të parë dhe të dytë të Kullës Eifel në anën përballë lumit Sena. Diametri i çdo rrethi është nëntë metra.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

E pickuan grerëzat në plazhin e ëndrrave, humb jetën pushuesi 47-vjeçar

Story i radhës

Ish i burgosuri politik: Kur u lirova nga burgu s’më fliste askush, as nëna ime

Të fundit nga