parate e vuciqit drejt shkupit dhe moskes lsdm kerkon hetim per alta banken 6ae1e6d164488

Paratë e Vuçiqit drejt Shkupit dhe Moskës? LSDM kërkon hetim për Alta Bankën!

October 28, 2026
1 minut lexim
sdsm 4

LSDM ka ngritur dyshime për transferimin e shumave të mëdha financiare nga Alta Banka e Serbisë drejt Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë.

Zëdhënësja Bogdanka Kuzeska, duke iu referuar raportimeve të mediave serbe, deklaroi se nga 26 tetori dyshohet se kanë nisur transferta intensive drejt kompanive me seli në Shkup dhe Moskë.

Partia opozitare akuzon kryeministrin Hristijan Mickoski dhe guvernatorin Trajko Sllaveski se kanë mundësuar zgjerimin e Alta Bankës në vend, pavarësisht dyshimeve për origjinën e kapitalit dhe lidhjeve të pretenduara të pronarit Davor Macura me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

LSDM kërkon hetim urgjent nga Prokuroria Publike dhe transparencë nga Banka Popullore për këto transaksione të dyshuara.

Pretendimet nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pashe njerez te vdekur kudo deshmia tronditese e pasagjeres pas perplasjes se trenave ne spanje 6ae1e6788aeb2
Lajmi i mëparshëm

“Pashë njerëz të vdekur kudo”/ Dëshmia tronditëse e pasagjeres pas përplasjes së trenave në Spanjë

kim kardashian terheq vemendjen me fustanin provokues ne premieren e alls fair ne meksike 6ae1e6d4072b5
Lajmi i radhës

Kim Kardashian tërheq vëmendjen me fustanin provokues në premierën e “All’s Fair” në Meksikë

Të fundit nga

ShkoLartë